Ballina Bota

BRUKSEL – Borrell: BE mbështet plotësisht sovranitetin e Ukrainës

BRUKSEL, 5 janar /ATSH-DPA/ – Çdo provokim apo agresion kundër Ukrainës do të kishte pasoja të rënda, deklaroi shefi i diplomacisë i BE-së, Josep Borrell në një mesazh drejtuar Moskës përpara një takimi me zyrtarët ukrainas.

“Bashkimi Evropian është partneri më i afërt i Ukrainës dhe ne mbështesim plotësisht integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës”, theksoi kryediplomati i BE-së në një intervistë për agjencinë polake të lajme PAP.

Gjatë vizitës së tij, Borrell do të takohet me zyrtarë ukrainas, përfshirë ministrin e Jashtëm, Dmytro Kuleba.

Përpjekjet e Borrell janë pjesë e një shtyse ndërkombëtare për të qetësuar krizën në kufirin ukrainas.

Për javë të tëra, Perëndimi ka qenë i shqetësuar për raportet se Rusia ka grumbulluar dhjetëra mijëra ushtarë në zona jo larg Ukrainës duke shkaktuar frikën e një pushtimi rus.

Rusia e hedh poshtë akuzën dhe, nga ana tjetër, akuzon Ukrainën për zhvendosjen e më shumë ushtarëve në zonat lindore të kontrolluara nga separatistët pro rusë./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 05/01/2022
Artikulli tjetërSekuestrohen 20 950 euro në Kakavijë