Ballina Flash

108 raste të reja me COVID-19

PRISHTINË, 4 janar /ATSH/ 108 raste të reja me COVID-19 janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë. Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 2.161 doza të vaksinës kundër COVID-19.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.677.000 doza të vaksinës. Deri më sot 784.166 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, informon Ministria.

“Nga 6.169 testime, 108 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 11 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.078. Në total numri i rasteve aktive është 637”, thuhet në njoftim.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHyn në fuqi ‘tavani’ për interesat e kredisë konsumatore
Artikulli tjetërFOKUS – Omicron virusi me përhapjen më të shpejtë në histori