Ballina Bota

COVID-19 – Al Bano rezulton pozitiv

BARI, 30 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Këngëtari i njohur italian, Al Bano, rezultoi pozitiv ndaj Covid-19 dhe për pasojë nuk do të mundë të marrë pjesë në koncertin e Vitit të Ri të Canale 5, që do të transmetohet nga Bari, nën drejtimin e Federica Panicuccit.

Lajmin e infektimit e bëri të ditur vetë Al Bano përmes një videoje të postuar në Instagram.

”Virusi i mallkuar më ka goditur deri në atë pikë sa nuk mund të bëj atë që ishte planifikuar në natën e fundit të vitit në Bari me Panicuccin dhe shumë miq si Riccardo Fogli, Colors apo Facchinetti i madh”, shpjegon këngëtari 78-vjeçar.

”Unë jam këtu, duhet të luftoj këtë virus të mallkuar që është i padukshëm, por që godet. Ai është armiku më i rëndësishëm, më i keq se armiku i Luftës së Tretë Botërore. I kam përgatitur tashmë varrimin, bleva arkivolin, quhet koronavirus, vura datëlindjen, pres datën e bekuar të vdekjes. Le të bëjmë pak ironi, jo vetëm të qajmë me njëri-tjetrin”, nënvizon me optimizëm Al Bano./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëria punon, 750 milionë dollarë më shumë të ardhura në buxhet
Artikulli tjetërInvestimet në infrastrukturë, në janar nis kantieri i portit tregtar dhe turistik në Vlorë