KALIFORNI, 29 dhjetor /ATSH/ – Më 25 dhjetor, teleskopi hapësinor ”James Webb”, teleskopi me infra të kuqe prej 10 miliardë dollarësh i ndërtuar në bashkëpunim midis NASA, ESA dhe CSA (Kanada), u lëshua në hapësirë, shkruan esquire.com.
Ky instrument i fuqishëm është cilësuar si trashëgimtari i ”Hubble” dhe falë tij do të hyjmë në një epokë të re të kërkimeve astronomike.
”James Webb” do të jetë në gjendje të vëzhgojë lindjen e universit, duke ardhur për të parë deri në 100 milionë vjet pas Big Bangut.
Për ta kuptuar, ”Hubble” u kthye “vetëm” deri në 400 milionë pas krijimit të gjithçkaje.
Teleskopi i ri do të jetë në gjendje të studiojë nga afër vrimat e zeza supermasive që besohet se zënë qendrën e galaktikave dhe falë karakteristikave të tij ne do të studiojmë edhe entitetin më misterioz që na rrethon, përkatësisht materien e errët.
Po për alienët? Nëse deri më tani kemi mundur të shohim me shumë vështirësi ekzoplanetet që rrotullohen rreth sistemeve të tjera, por me ”James Webb” do të kemi një vëzhgim shumë më të saktë të botëve të tjera, pra do të përcaktojmë më saktë se si janë bërë dhe nëse kanë ujë apo jo.
Teleskopi është aq i rëndësishëm sa do të ndryshojë plotësisht mënyrën se si ne e shohim universin dhe mënyrën se si ne e shohim vendin tonë në të./ /os/























