Ballina Aktualitet

Miratohet formati i vizës pullë dhe asaj elektronike

TIRANË, 29 dhjetor/ATSH/ Në mbledhjen e sotme të qeverisë u miratua formati i vizës pullë dhe asaj elektronike.

Me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe të ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave vendosi miratimin e formatit të vizës pullë dhe të vizës elektronike.

Sipas qeverisë, vendimet “Për miratimin e formës, të përmbajtjes dhe elementeve të sigurisë së vizës pullë” dhe “Për miratimin e formës, të përmbajtjes dhe elementeve të sigurisë së vizës elektronike”, shfuqizohen.

Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministria e Brendshme.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

/k.s//a.a/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProcedim penal për 8 efektivë të komisariatit Mallakastër
Artikulli tjetërShpërblim për fundvit për punonjësit e Gardës