Ballina Flash

33 raste të reja me COVID-19

PRISHTINË, 29 dhjetor /ATSH/ Në 24-orët e fundit janë shënuar 33 raste me COVID-19 në Kosovë, nga 3 mijë e 58 testime. Ndërkohë që nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë 3 mijë e 47 doza të vaksinës kundër koronavirusit.

Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.028.

Në total numri i rasteve aktive është 371.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – Qeveria planifikon të dhurojë 75 milionë doza vaksinash vitin e ardhshëm
Artikulli tjetërTabaku: Afera e inceneratorëve nga një grup i strukturuar kriminal