TIRANË, 28 dhjetor/ATSH/ Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) informoi sot se prurjet në Kaskadën e Drinit kanë shënuar rritje, ndërsa prodhimi është 11.200 MWh.
“Prurjet natyrore në Kaskadë janë 885 m3/s. Niveli i liqenit të HEC-it të Fierzës është 273.82 m, ndërsa kuota maksimale është 296 m. Niveli i liqenit të HEC-it të Komanit është 172.78 m, ndërsa kuota maksimale është 175.5 m.
Niveli i liqenit në HEC-in e Vaut të Dejës është 74.06 m, ndërsa kuota maksimale është 76 m”, bën të ditur KESH.
Prurjet natyrore në HEC-in e Fierzës llogariten 470 m3/s, në HEC-in e Komanit 390 m3/s, ndërsa në atë të Vaut të Dejës, 25 m3/s
Sipas të dhënave të publikuara sot nga KESH, aktualisht prodhimi ditor në tre HEC-et e Kaskadës llogaritet 11200 MWh. /j.p/












