Ballina Flash

Bilali: Integrim në ekosistemin e startup-eve të të rinjve

TIRANË, 28 dhjetor /ATSH/ Integrimi në ekosistemin e startup-eve të të rinjve që janë të apasionuar në fushën e IT, ishte në qendër të takimit, që ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali zhvilloi me Albina Peposhit, një 17 vjeçare që punon në fushën e IT për një kompani amerikane dhe polake.

Ministrja Bilali thekson se, Albina është tejet aktive në olimpiada të informatikës dhe workshop-e, brenda dhe jashtë Shqipërisë si dhe gjithashtu është advokuese e rritjes së numrit të vajzave në teknologji.

“Albina Peposhi, 17 vjeçe, punon në fushën e IT për një kompani amerikane dhe një kompani polake. Diskutuam për mënyrat e integrimit në ekosistemin e startup-eve të të rinjve që janë të apasionuar në fushën e IT, ICT, Kodim etj. E apasionuar pas programimit , Albina është tejet aktive në olimpiada të informatikës dhe workshop-e, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ajo është gjithashtu advokuese e rritjes së numrit të vajzave në teknologji”‘, thekson ministrja Bilali.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Partizani” mbyll bashkëpunimin me trajnerin Ilir Daja
Artikulli tjetërInvestimet austriake 45 milionë euro