PRISHTINË, 27 dhjetor /ATSH/ Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 4 raste të reja me koronavirus nga 2,032 testime të kryera. Asnjë qytetar nuk ka humbur jetën si pasojë e COVID gjatë këtyre 24 orëve.
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës bën me dije se janë vaksinuar 498 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit.
Ministria bën të ditur se në gjithë vendin janë 343 raste aktive me COVID ndërsa 10 qytetarë janë shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve në 158,101 që prej fillimit të pandemisë.












