Ballina Bota

Vdes Desmod Tutu, nobelisti ikonë i Afrikës së Jugut

JOHANESBURG, 26 dhjetor /ATSH-DPA/ – Vdiq fituesi i çmimit Nobel për Paqen i Afrikës së Jugut, kryepeshkopi Desmond Tutu, tha sot presidenti i vendit, Cyril Ramaphosa.

Ai ishte 90 vjeç.

“Vdekja e kryepeshkopit emeritus Desmond Tutu është një kapitull tjetër i zisë në lamtumirën e kombit tonë ndaj një brezi të shquar të Afrikës së Jugut, i cili na kanë lënë trashëgim një Afrikë të Jugut të çliruar”, tha Ramaphosa në deklaratë.

Një ikonë antiaparteid, Tutu luftoi vazhdimisht për drejtësi dhe foli për paqen dhe pajtimin pas përfundimit të regjimit supremacist të të bardhëve.

”Ai u dallua si një kampion josektar dhe gjithëpërfshirës i të drejtave universale të njeriut”, tha Ramaphosa./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTransporti ajror, mbi 2.6 milionë pasagjerë zgjedhin Rinasin
Artikulli tjetërMV – Regjistrohet rasti i parë me variantin Omicron