Ballina Flash

Pele lë spitalin pas problemeve shëndetësore

SAN PAULO, 25 dhjetor /ATSH -AA/- Futbollisti legjendar brazilian Pele ka lënë spitalin“Albert Einstein” në Sao Paulo dhe do të vazhdojë trajtimin në shtëpi.

Spitali në Sao Paulo të Brazilit njoftoi se ish-futbollisti 81-vjeçar, i shtruar në spital më 8 dhjetor, është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore dhe është liruar. Gjithashtu u theksua se trajtimi i tumorit të zorrës së trashë të Peles do të vazhdojë në shtëpinë e tij.

Ylli brazilian ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter se Vitin e Ri dëshiron ta kalojë me familjen e tij në shtëpi.

Pele u operua me sukses në të njëjtin spital në shtator. Ai është shtruar disa herë në spital vitet e fundit për probleme me veshkat dhe prostatën.

Pele fitoi Kupat e Botës në vitet 1958, 1962 dhe 1970 dhe mbetet golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i kombëtares së Brazilit me 77 gola në 92 ndeshje. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakManastirliu mesazh urimi për Krishtlindje: Të sigurojmë që e nesërmja të jetë më e mirë
Artikulli tjetërVATIKAN – Urbi et Orbi – Papa Françesku: Ndihmë të dobëtve për kapërcimin e kësaj pandemie