Ballina Flash

Parashikimi i motit, 24 dhjetor 2021

TIRANË, 24 dhjetor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi ynë  do te ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme. Moti do të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura.

Parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët fillimisht në pjesën bregdetare që në orët e para të mëngjesit dhe më pas në mesditë edhe në pjesën qendrore. Në zonën e Alpeve dhe në verilindje reshje bore të dobëta. Ngrica në zonat malore.

Era do të fryjë në drejtim juglindje-jugperëndim nga 1-8 m/sek, duke u shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2 dhe 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 2/9 Re shi
Kukës -0/5 Re shi/bore
Lezhë 5/9 Re shi
Dibër -3/6 Re shi/bore
Durrës 5/14 Re shi
Tiranë 4/12 Re shi
Elbasan 4/13 Re diell
Berat -4/8 Re diell
Vlorë 4/14 Re shi
Korçë -2/6 Re diell
Gjirokastër -0/11 Re shi
Sarandë 6/16 Re shi

 

 

                                                               

                 

           

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTirana fiton derbin e kryeqytetit
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 24/12/2021