PRISHTINË, 22 dhjetor/ATSH/ Në 24 orët e fundit janë shënuar 20 raste me COVID-19 në Kosovë, nga 1 mijë e 870 testime, ndërkohë që nuk është regjistruar asnjë humbje jete.
Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë 2 mijë e 74 doza të vaksinës kundër koronavirusit.
Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.983.
Në total numri i rasteve aktive është 322.
/KosovaPress/






















