Ballina Aktualitet

Forcimi i bashkëpunimit policor, Dervishaj në asamblenë e SEPCA-s

TIRANË, 22 dhjetor/ATSH/ Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, drejtues i lartë Albert Dervishaj, i shoqëruar nga koordinatori kombëtar për SEPCA-n, mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Shoqatës së shefave të Policisë të vendeve të Evropës Juglindore (SEPCA).

Punimet e Asamblesë u drejtuan nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Malit të Zi, Zoran Brdjanin, i cili është edhe drejtuesi aktual i SEPCA-s.

Gjatë punimeve të Asamblesë u diskutua për forcimin e bashkëpunimit policor, duke lehtësuar partneritetin rajonal dhe bashkëpunimin ndërinstitucional.

Në përfundim të punimeve, Asambleja vendosi që presidenca e radhës e SEPCA-s t’i kalojë Policisë rumune.

Shoqata e shefave të Policisë të Evropës Juglindore është formuar në Pula të Kroacisë, në janar të vitit 2002, me bazë vullnetare, si rrjeti më i lartë profesional policor i përbërë nga shefat e Policisë të vendeve të Evropës Juglindore. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMV – Zoran Zaev jep dorëheqjen si kryeministër
Artikulli tjetërKurti-Farrar: Vaksinimi, mënyra më efikase kundër valës së ardhshme COVID-19