Ballina Flash

Rrëqebulli i Ballkanit filmohet në parkun natyror Korab-Koritnik

TIRANË, 21  dhjetor/ATSH/ Rrëqebulli (Lynx lynx balcanicus), një prej 55 specieve në gjithë botën është  filmuar dje në parkun natyror Korab-Koritnik.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e cila thekson se rrëqebulli u filmua nga mësuesi Naim Palushi nga fshati Zapot.

“Kjo specie (Lynx lynx balcanicus) më parë është fotografuar në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë dhe në Malin e Munellës e gjithashtu prania është konfirmuar dhe në pjesën maqedonase, Mavrovë”, thekson Kumbaro.

Ministrja Kumbaro shprehet se në Ballkan këto janë provat e vetme të ekzistencës së kësaj specie në zhdukje.

“Ja pse na duhet moratoriumi i gjuetisë dhe kujdesi për biodiversitetin”, theksoi Kumbaro.

/k.s/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Ballkani i hapur”, çfarë përfitojnë qytetarët nga marrëveshjet
Artikulli tjetërTransformimi i rrjetit nga 6 në 20kV, realitet në Mes të Shkodrës