TIRANË, 21 dhjetor/ATSH/ Transformimi i rrjetit nga 6 në 20kV vijon të mbetet prioritet kryesor i grupit OSHEE për përmirësimin e furnizimit me energji për qytetarët.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi sot se transformimi i rrjetit nga 6 në 20kV tashmë është realitet në Mes të Postribës, Shkodër, duke sjellë edhe pamje sesi ishte situata dje dhe si është pas investimit.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës ka investuar gjatë viteve 2019-2020, 65 milionë dollarë investime në rrjetin e shpërndarjes. Në Shkodër është investuar për ndërtimin e linjës 35kv të tensionit të lartë nga Bushati në Velipojë, ndërtimi i rrjetit 20kv në Velipojë dhe Baçallëk.























