Ballina Bota

COVID-19 – Omicron shtyn forumin ekonomik të Davosit

DAVOS, 21 dhjetor /ATSH-DPA/ – Forumi Ekonomik Botëror shtyu takimin e tij vjetor në Davos të Zvicrës për shkak të frikës së koronavirusit duke përmendur “pasigurinë e vazhdueshme në lidhje me shpërthimin e Omicron”.

”Kushtet aktuale të pandemisë e bëjnë jashtëzakonisht të vështirë organizimin e një takimi global”, shkroi organizata në faqen e saj të internetit.

Ngjarja do të zhvillohej nga data 17 deri më 21 janar.

Përgatitjet janë udhëhequr nga këshillat e ekspertëve dhe kanë përfituar nga bashkëpunimi i ngushtë i qeverisë zvicerane në të gjitha nivelet.

Takimi tani është planifikuar për në verë.

Takimi vjetor në vendpushimin malor të Davosit mbledh liderë politikë dhe të biznesit nga e gjithë bota./  /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 21/12/2021
Artikulli tjetërInflacioni sipas metodës Eurostat 3.3 % në nëntor