Ballina Aktualitet

Akte dhune në seli, PD kallëzim penal për Fatjon Dautin

TIRANË, 21 dhjetor /ATSH/ Partia Demokratike kallëzon penalisht Fatjon Dautin, personin që shoqëronte ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili ndërmori akte dhune në selinë e Partisë Demokratike.

Me anë të një njoftimi PD thekson se, “pas analizimit të pamjeve filmike rezulton se i urdhëruar nga deputeti Flamur Noka, shtetasi Fatjon Dauti, person me precedentë të rëndë kriminal, që shoqëronte Sali Berishën, ka dhunuar ambientet e selisë qendrore të Partisë Demokratike”.

PD nënvizon se, “sipas Ministrisë së Brendshme dhe Agjencisë Kombëtare të Krimit në Britaninë e Madhe, shtetasi Fatjon Dauti është cilësuar person i aftë për dhunë ekstreme dhe një anëtar me ndikim në një rrjet kriminal shqiptar me qendër në Londër i përfshirë në importimin e kokainës, prodhimin e kanabisit, trafikim të njerëzve dhe pastrimit të parave”.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBarisha: Bashës do t’i komunikohet me shkrim shkarkimi
Artikulli tjetërShpallen fituesit e konkursit “Novelat Grafike Shqiptare”