Ballina Flash

COVID-19 – Nadal rezulton pozitiv

MADRID, 20 dhjetor /ATSH-AA/ – Tenisti spanjoll Rafael Nadal sot ka njoftuar se është infektuar me COVID-19.

Një nga tenistët më të mirë në botë Nadal njoftoi në Twitter se është pozitiv ndaj koronavirusit pas kthimit nga Abu Dabi.

Ai tha se ka rezultuar negativ në dy testet e mëparshme në Kuvajt dhe Abu Dabi ndërsa ka rezultuar pozitiv në testin e së shtunës. Ai zbuloi se gjendet në karantinë në shtëpi dhe se ka simptoma më të lehta të sëmundjes së COVID-19.

Nadal falënderoi tifozët dhe tha se do të njoftojë ndryshimet e mundshme në kalendarin e tij të garave./   /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPD publikon emrat e delegatëve të Kuvendit
Artikulli tjetërNisma festive e fundvitit, publikohen fotografi të tjera në “Konkurs 2022”