Ballina Flash

Restaurohet ikona “Krishti Pantokrator”

TIRANË, 19 dhjetor/ATSH/ Në prag të Krishtlindjeve, specialistët e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar po punojnë për restaurimin e ikonës “Krishti Pantokrator”, me origjinë nga fshati Pojan i qytetit të Korçës.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti e cila thekson se “pas trajtimit të suportit të degraduar u bë bashkimi i dërrasave, mbushja e mungesave, teksa vazhdon procesi i largimit të vernikut të oksiduar, duke nxjerrë në dritë një botë të mrekullueshme, fshehur pas gjurmëve të kohës”.

Muzeu i Artit Mesjetar në Korçë me një fond prej 8000 ikonash dhe objektesh të karakterit religjioz, Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, falë ndërtimit bashkëkohor, është një ndër destinacionet më të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore.

/k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBM – Masa më të rrepta kundër Omicron mund të nevojiten shumë shpejt
Artikulli tjetër“Nuk Festoj Pa Ty”, koncert për fëmijët jetimë të Elbasanit