Ballina Flash

Kushi me drejtuesit arsimorë në Shkodër: Kujdes maksimal për masat dimërore

TIRANË, 19 dhjetor/ATSH/- Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi organizoi një takim të gjatë me drejtues të Institucioneve Arsimore dhe punonjës të ZVAP Shkodër, ku u diskutuan shumë çështje të rëndësishme aktuale në lidhje me shkollat.

“Kërkova që kujdesi i drejtuesve të shkollave të jetë maksimal, si ndaj zhvillimit të procesit mësimor, ashtu edhe për krijimin e një mjedisi sa më miqësor e të ngrohtë për nxënësit tanë”,- shprehet ministrja.

Gjatë takim u diskutua rreth shqetësimeve të stafeve arsimore dhe zgjidhjeve nëpërmjet bashkëpunimit sa më të ngushtë të çdo hallke të sistemit arsimor.

Ministrja Kushi duke folur për elemente të buxhetit të vitit të ardhshëm, dha lajmin e mirë se këtë vit do të ketë buxhet të dedikuar për pajisjen e shkollave me laboratorë Kimie, Biologjie, Fizike, dhe TIK, për tu ardhur në ndihmë mësuesve dhe nxënësve të shkollave.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – OBSH: Omicron dyfishon infeksionet për tri ditë
Artikulli tjetërEksportet drejt Kosovës rritje me 48,5 %