Ballina Bota

BM – Masa të reja përpara Krishtlindjeve për të luftuar Omicron

LONDËR, 19 dhjetor /ATSH-DPA/ – Masat e reja të koronavirusit përpara Krishtlindjeve nuk janë përjashtuar nga ministri i Shëndetësisë i Britanisë, i cili tha të dielën se nuk ka asnjë garanci pas një analize të thellë nga këshilltarët shkencorë që paralajmërojnë se varianti i ri i koronavirusit duhet të merret si kërcënim i shëndetit publik.

Sajid Javid tha se, ndërsa ka ende pasiguri në lidhje me variantin e ri, ka ardhur koha për të qenë më të kujdesshëm mes të përhapjes së shpejtë të virusit.

Studimi nga këshilltarët shkencorë, i botuar të shtunën, tregoi se nëse ministrat do t’u përmbaheshin masave aktuale të Planit B, dhe mund të arrihej piku prej 3,000 shtrime në spital në ditë, në Angli.

Këshilltarët thanë gjithashtu se, shtrimet në spital me Omicron në Britaninë e Madhe janë ndoshta rreth një e dhjeta e numrit të vërtetë, për shkak të një vonese në raportim.

Pavarësisht rritjes së numrit të vaksinës përforcuese, ekspertët thanë se kjo nuk do të ndihmonte përsa i përket shtrimeve në spitale në të ardhmen e afërt, pasi do të ishte një numër i madh i personave të infektuar, përpara se të krijohej imuniteti në trupin e tyre.

Javid tha se, Omicron po përhapet me shpejtësi dhe tani përbën rreth 80 për qind të infeksioneve në Londër dhe rreth 60 për qind në Angli. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosovë, qytetarët apelojnë për vaksinimin anti-COVID
Artikulli tjetërOmicron më pak efektiv në sulmin ndaj mushkërive sesa variantet e tjera