Ballina Flash

Shtohen sipërfaqet e gjelbra pyjore në Lezhë

TIRANË, 17 dhjetor/ATSH/ Shtimi i sipërfaqeve të gjelbra pyjore mbetet në fokus të bashkisë Lezhë.

Dhjetori është shpallur nga bashkia e Lezhës si “Muaji i pyjeve“, ndaj në kuadër të kësaj nisme vijon organizimi i aktiviteteve për mbjelljen e pemëve të reja.

Njësia e Administrimit të Pyjeve pranë Drejtorisë së Bujqësisë Lezhë u angazhua sot për pyllëzimin e një sipërfaqeje pyjore në Blinisht.

Shtimi i sipërfaqeve të gjelbra pyjore do të vijojë edhe në njësitë e tjera në mënyrë që të përmirësohet cilësia e ajrit, e regjimit të ujërave mbi e nëntokësore, mbrojtja e tokës pyjore nga erozioni e rrëshqitjet etj.

Bashkia e Lezhës i bën apel komunitetit që të ndërgjegjësohet për ruajtjen e këtij pyllëzimi, si një detyrim për t’ua lënë brezave që vijnë.

/m.m/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRUSI – Moska i dorëzon NATO-s dhe SHBA-së një traktat të ri paqeje
Artikulli tjetërBRUKSEL – Inflacioni i eurozonës në nivel rekord të lartë