Ballina Ekonomi

Siguria ushqimore, 193 kontrolle dhe 27 masa administrative

TIRANË, 16 dhjetor /ATSH/ Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vazhdon monitorimet në të gjithë vendin për garantimin e sigurisë ushqimore.

AKU ushtroi sot 193 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin në fabrikë vaji ulliri, kategori e veçantë, përpunim qumështi, pastiçeri, baxho, bulmetore, përpunim peshku, furrë buke, etj.

Drejtoritë Rajonale të AKU e ushtrojnë veprimtarinë e tyre në bazë të planit vjetor të inspektimit me bazë risku, mbi bazën e denoncimeve të ardhura në rrugët e komunikimit të institucionit.

“Gjatë kontrolleve zyrtare sot janë dhënë 27 masa administrative me paralajmërim për aktivitet jo në përputhshmëri me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore dhe 3 gjoba për mungesë të planit HACCP, detyra të parealizuara nga inspektimi i mëparshëm”, informon AKU.

“Referuar Planit Vjetor të Marrjes së Mostrave me bazë risku janë marrë 48 mostra produktesh për analizim të treguesve fiziko-kimikë, mikrobiologjikë, kryesisht në produkte me origjinë shtazore dhe për mbetje pesticidesh”, bën të ditur AKU.

/r.e/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – Parlamenti miraton vendimin për zgjatjen e afatit të fondit të ndihmës financiare gjatë pandemisë
Artikulli tjetërBERLIN – Qeveria e Merkelit miratoi vendimin për eksportin e armatimeve përpara largimit