TIRANË, 16 dhjetor /ATSH/ Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) informoi sot se prurjet natyrore në kaskadën e lumit Drin janë në nivelin 350 m3/s, ndërsa prodhimi ditor nga tre HEC-et arrin në 17,600 MWh.
KESH informon se nivelet në liqenet e kaskadës së Drinit janë: Hec Fierzë 275.00 mmnd, (kuota max. 296 mmnd); Hec Koman 173.10 mmnd, (kuota max. 175.5 mmnd) dhe Hec Vau i Dejës 74.69 mmnd (kuota max. 76 mund).
Për çdo ndryshim të dhënash, Korporata Elektroenergjetike informon në mënyrë transparente opinionin publik si dhe autoritetet përgjegjëse.
/j.p/r.e/




















