Ballina Bota

GJERMANI – Rekord i ri ditor për vaksinat kundër Covid-19

BERLIN, 16 dhjetor /ATSH-DPA/ – Një rekord i ri ditor për administrimin e vaksinave kundër Covid-19 është arritur sot në Gjermani pasi varianti Omicron ka filluar të përhapet në kontinent.

Instituti ‘Robert Koch’ në Gjermani për kontrollin e sëmundjeve raportoi se, të mërkurën janë kryer 1.496 milion injektime.

Kjo përfshinte pothuajse 1.3 milionë injeksione përforcuese dhe 97,400 vaksinime për herë të parë.

Rekordi i mëparshëm u arrit më 9 qershor ku u kryen 1.43 milionë doza.

Në përgjithësi, 70 për qind e popullsisë tani konsiderohet e vaksinuar plotësisht.

Shkalla e vaksinimit në Gjermani ka mbetur prapa në krahasim me disa vende të tjera të Evropës Perëndimore. Në veçanti, shtetet e Gjermanisë Lindore kanë një normë më të ulët se mesatarja e përgjithshme kombëtare.

Sipas shifrave zyrtare, të paktën 58.2 milionë perosna në Gjermani kanë kryer injeksionin e dytë.

Të paktën 22.9 milionë persona, ose 27.6 për qind e popullsisë, kanë kryer vaksinën shtesë përforcuese. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBERLIN – Qeveria e Merkelit miratoi vendimin për eksportin e armatimeve përpara largimit
Artikulli tjetërMV – Pendarovski mbështet nismën Open Balkan