Ballina Ekonomi

Rindërtimi, qeveria alokon 3.2 miliardë lekë

TIRANË, 15 dhjetor /ATSH/ Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj tha se sot qeveria ka ndërmarrë disa vendime të rëndësishme në kuadër të programit të Rindërtimit që po vazhdon me shpejtësi në të gjitha drejtimet, qoftë në ndërtimin e pallateve, njësive individuale, infrastrukturës publike dhe ndërtesave arsimore.

Në konferencën për mediet, pas mbledhjes së qeverisë, Ahmetaj tha se, “sot i janë akorduar likuiditete bashkisë Tiranë, Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe bashkisë Kamzë për shkollën ‘Demokracia””.

“Sot është akorduar fondi 3.2 miliardë lekë që bën të mundur procesin e rindërtimit për të kapur atë objektiv që kemi pasur për të mbyllur të gjithë Rindërtimin vjeshtën që vjen”, tha Ahmetaj.

Ahmetaj deklaroi se, “këtë vit siç e kemi deklaruar, buxheti me ndryshimet e veta për rindërtimin ka shkuar në vlerën e 35 miliardë lekëve”.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBasha: Lufta kundër korrupsionit, jetike për Shqipërinë
Artikulli tjetërPensionistët dhe kategoritë sociale, 40 milionë USD për shpërblimet e Fundvitit