Ballina Flash

Kur të japin 130 dollarë për çdo kilogram peshë të humbur

ABU DABI, 15 dhjetor /ATSH-AA/ – Me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit të njerëzve lidhur me obezitetin, në emiratin Ras Al Khaimah të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), do të mbahet një garë për humbje peshe.

Mediat lokale raportuan se spitali “Ras Al Khaimah”, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë së EBA-së, do t’u paguajë garuesve më të mirë 130 dollarë për çdo kilogram të humbur.

Drejtori ekzekutiv i spitalit, Raza Siddiqui tha se gara, e cila fillon më 17 dhjetor, do të zgjasë 10 javë.

Siddiqui tha se pret më shumë se 3 000 pjesëmarrës nga të gjitha pjesët e vendit, kurse shpërblimet do të jepen më 4 mars, Ditën Botërore të Obezitetit.

Ai shtoi se qëllimi është sensibilizimi i njerëzve lidhur me obezitetin dhe përveç që garuesit më të suksesshëm do të fitojnë çmime në para, do të marrin edhe dhurata, përfshirë akomodimin në hotele në vend.

Më tej shtoi se EBA ështe vendi i pestë në botë për sa i përket obezitetit dhe ftoi të gjithë qytetarët të marrin pjesë.

Në vitin 2013, Emiratet nisën një fushatë në të cilën u jepnin ar atyre që humbnin peshë./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosovë, 11 raste të reja me COVID-19
Artikulli tjetërUniversitete si “Zoja e Këshillit të Mirë”, mundësi për të rinjtë të qëndrojnë në Shqipëri