TIRANË, 15 dhjetor /ATSH/ Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca zhvilloi një takim me rektorët dhe profesorët e Universitetit Bujqësor të Tiranës, me të cilët diskutoi për forcimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve, për sfidat e zhvillimit të bujqësisë.
“Kohë e investuar mirë me gjeneratat e profesorëve që kanë bërë histori në Universitetin Bujqësor të Tiranës”, u shpreh Krifca.
Ministrja tha se “profesorët janë aleatët e vërtetë të dijes, në rrugëtimin e zhvillimit të bujqësisë, mbrojtjes së bimëve, veterinarisë dhe sigurisë ushqimore”.
/j.p/r.e/























