Ballina Bota

FOKUS – Rritje e papritur e prodhimit industrial të eurozonës

BRUKSEL, 14 dhjetor /ATSH-DPA/ – Prodhimi industrial i Eurozonës u rikuperua papritur në tetor, zbuluan sot të dhënat nga Eurostat.

Prodhimi industrial u rrit me 1,1 për qind në bazë mujore, duke rikthyer një rënie prej 0,2 për qind në shtator.

Ekonomistët kishin parashikuar që prodhimi të binte 0,5 për qind në tetor.

Ndër grupimet kryesore industriale, prodhimi i mallrave kapitale shënoi rritjen më të madhe mujore prej tre për qind në muajin tetor.

Prodhimi i mallrave të konsumit të qëndrueshëm u rrit me 1,7 për qind dhe prodhimi i mallrave të konsumit jo të qëndrueshëm u rrit me 0,4 për qind.

Prodhimi i energjisë u rrit vetëm 0,1 për qind në muaj.

Ndërkohë, prodhimi i mallrave të ndërmjetëm shënoi një rënie prej 0,6 për qind.

Në bazë vjetore, prodhimi industrial u rrit me 3,3 për qind, por më ngadalë se zgjerimi prej 5,1 për qind i parë në muajin e kaluar dhe gjithashtu parashikimi i ekonomistëve prej +4,1 për qind.

Prodhimi industrial në BE u rrit me 1,2 për qind në muaj, duke e çuar rritjen vjetore në 3,6 për qind në tetor./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDëbora rrëzon shtyllën e fiderit, disa zona pa energji në Dibër
Artikulli tjetërFormat e gravitetit shpirtëror të Anjeza Kolevicës në pavijonin e artit