Ballina Bota

COVID-19 – Pfizer: Të dhënat konfirmojnë efikasitetin e trajtimit antiviral

NJU JORK, 14 dhjetor /ATSH-DPA/ – Pfizer raportoi rezultatet përfundimtare nga një analizë e 2 246 personave të rritur, të regjistruar në fazën 2/3 të provës EPIC-HR, të kandidatit të saj antiviral oral PAXLOVID për COVID-19.

Të dhënat treguan se PAXLOVID uli ndjeshëm rrezikun e shtrimit në spital ose vdekjes për çfarëdo shkaku me 89 për qind, krahasuar me placebo te pacientët e rritur jo të shtruar në spital, me rrezik të lartë me COVID-19 të trajtuar brenda tre ditëve nga fillimi i simptomave.

Gjithashtu, PAXLOVID uli rrezikun e shtrimit në spital ose vdekjes për çfarëdo shkaku me 88 për qind në krahasim me placebo në pacientët e trajtuar brenda pesë ditëve nga fillimi i simptomave.

Pfizer pret që të dhënat e plota të studimit të publikohen më vonë gjatë muajit./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakArrestimi i Kokës, Kim: Askush nuk është mbi ligjin
Artikulli tjetërSPAK arreston ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka