Ballina Bota

SOFT NEWS – Presidenti Putin taksist?

MOSKË, 13 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi se ishte i keqardhur për shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991 dhe zbuloi se i duhej të punonte edhe si shofer taksie në atë epokë për të plotësuar të ardhurat e tij.

“Ishte një shpërbërja e Rusisë historike nën emrin Bashkimi Sovjetik”, tha Putin, duke kujtuar faktet që çuan në rënien e BRSS-së, që këtë vit mbush 30 vjet.

Dihet që Putin e sheh si kolaps atë që ndodhi, por historitë mbi vështirësitë e tij personale në atë kohë janë të reja.

“Ndonjëherë më duhej të fitoja para shtesë”, tha ai.

“Dua të them si shofer privat. Për të qenë i ndershëm është për të ardhur keq për një gjë të tillë, por fatkeqësisht ishte kështu”, tha Putin në një dokumentar kushtuar historisë bashkëkohore të Rusisë, që u transmetua dje në stacionin televiziv ”Rasija 1”./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPD kallëzon në SPAK 5 ish-funksionarë për përdorimin e vulës dhe simboleve
Artikulli tjetërKLP emëron në SPAK prokurorët Elvin Gokaj dhe Alfred Shehu