TIRANË, 13 dhjetor/ATSH/ Në qytetin e Bulqizës edhe pse temperaturat janë të ulëta atmosfera festive ndjehet kudo.
Kryeministri Edi Rama ndau pamje të qendrës së qytetit, ku bie në sy dekori dhe atmosfera festive.
“Dhjetori i Festave”, tha kryeministri Rama.
Pema e madhe e Vitit të Ri është vendosur në qendër të qytetit ndërsa janë zbukuruar edhe pedonalet. Të parët që kanë nisur të gëzojnë kanë qenë fëmijët. Tingujt e muzikës dhe dritat e festës ndjehen kudo.























