Ballina Bota

SHBA – Biden: Tornadot pasojë e ndryshimeve klimatike

UASHINGTON, 12 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Presidenti amerikan, Joe Biden i përcaktoi tornadot që goditën gjashtë shtete si nga më të këqijat në histori dhe shtoi se ato janë pasojë e ndryshimeve klimatike që shkaktojnë një ndryshim të madh në kushtet e motit.

”Kjo për shkak të ngrohjes së sipërfaqes së Tokës”, deklaroi ai.

Biden gjithashtu miratoi shpalljen e emergjencës për Kentakin, shtetin më të prekur nga tornadot, që shkaktuan të paktën 79 të vdekur.

”Një tragjedi e paimagjinueshme”, deklaroi Biden për shkatërrimin nga tornadot.

Tornadot që kanë goditur SHBA kanë shkaktuar deri tani të paktën 100 viktima.

Përveç Kentakit, bëhet fjalë edhe për viktima të tjera në Tenesi, Arkansas dhe Misuri.

Stuhia që goditi një pjesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës prodhoi deri në 19 tornado./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMoti me reshje, ARRSH: Qarkullim normal në akset kombëtare
Artikulli tjetër”Quo vadis Aida?” fiton çmimin e parë në Festivalin Evropian të Filmit