Ballina Bota

FMN: Rregullorja globale e kriptomonedhave duhet të jetë gjithëpërfshirëse

UASHINGTON, 11 dhjetor /ATSH-AA/ – Rregullorja globale e kriptomonedhave duhet të jetë gjithëpërfshirëse, konsistente dhe e koordinuar, deklaroi Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Duke vënë në dukje se asetet e kriptomonedhave, si dhe produkteve dhe shërbimeve të lidhura me to, janë rritur me shpejtësi vitet e fundit, institucioni financiar ndërkombëtar tha se ndërlidhjet me rregulloren e sistemit financiar po rriten.

“Politikëbërësit luftojnë për të monitoruar rreziqet nga ky sektor në zhvillim, në të cilin shumë aktivitete janë të parregulluara. Në fakt, ne mendojmë se këto rreziqe të stabilitetit financiar së shpejti mund të bëhen sistematike në disa vende. Masat rregullatore, të pakoordinuara mund të lehtësojnë flukset potencialisht destabilizuese të kapitalit”, deklaroi FMN-ja.

FMN-ja renditi sfidat në tregun e kriptomonedhave, përfshirë identifikimin, monitorimin, rreziqet e integritetit operacional dhe financiar si dhe rezervat e pamjafueshme për disa monedha të qëndrueshme.   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUASHINGTON- SHBA miraton shitjen e pajisjeve ushtarake prej 9,4 miliardë dollarësh Greqisë
Artikulli tjetërSHBA – WhatsApp hapet për pagesat përmes kriptovalutave