Ballina Flash

Parashikimi i motit, 10 dhjetor 2021

TIRANË, 10 dhjetor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot në vend parashikohet mot i paqëndrueshëm. Do të mbizotërojnë vranësirat e dendura. Reshjet e shiut parashikohen të herë pas hershme me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit.

Dëbora për shkak të rënies së temperaturave do të përfshijë edhe lartësi deri kodrinore më e theksuar në veri.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era në forcim kryesisht pasdite dhe mbrëmje deri e vrullshme. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 4 ballë.

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 6/11 Re shi
Kukës 4/7 re shi/borë
Lezhë 5/11 Re shi
Dibër -1/6 Re shi/borë
Durrës 6/12 Re shi
Tiranë 7/12 Re shi
Elbasan 5/11 Re shi
Berat 2/13 Re shi
Vlorë 8/12 Re shi
Korçë 1/6 Re shi/borë
Gjirokastër 3/9 Re shi
Sarandë 6/13 Re shi
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – 5 523 raste të reja dhe 81 vdekje në Greqi
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 10/12/2021