TIRANË, 10 dhjetor/ATSH/ Festat e fundvitit i kanë shtuar shkëlqimin qytetit të Kavajës.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga atmosfera e ngrohtë që ofron qyteti i Kavajës, këto pragfestash.
Dekori festiv i shtrirë në të gjitha rrugët i ka dhënë një pamje mahnitëse qytetit.
E kthyer tashmë në traditë, ndezja e dritave të pemës së Vitit të Ri në Kavajë, u shoqërua me një koncert festiv nga artistët e rinj.
/r.e/























