TIRANË, 9 dhjetor/ATSH/ Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka zhvilloi sot një takim me zëvendësndihmëssekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri.
Xhaçka shprehu mirënjohjen për mbështetjen e SHBA-së për Shqipërinë dhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Ajo siguroi se “Shqipëria është e përkushtuar për stabilitetin dhe integrimin euroatlantik të Ballkanit Perëndimor dhe mirëpret bashkëpunimin me miqtë dhe partnerët amerikanë për axhendën e rajonit”.
/m.m/j.p/r.e/























