Ballina Flash

Mbi 2 milionë e 170 mijë vaksinime anti-COVID

TIRANË, 9 dhjetor /ATSH/ Vaksinimi masiv anti-COVID vijon në të gjitha pikat e përqendruara të vaksinimit, në qendrat shëndetësore, poliklinika si dhe nëpërmjet njësive të lëvizshme në komunitet në kuadër të aksionit kombëtar “derë më derë”.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu informoi sot se prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 2,176,517 doza të vaksinës ndaj COVID-19.

Vetëm ditën e sotme janë kryer 10 310 vaksinime.

Vaksinimi ndaj COVID-19 është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë.

/m.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – Italia shpërndan 100 milionë vaksina
Artikulli tjetërCOVID-19 – 5 523 raste të reja dhe 81 vdekje në Greqi