Ballina Ekonomi

Kredia e re për pasuritë e paluajtshme u rrit me 3%

TIRANË, 9 dhjetor /ATSH/ Banka e Shqipërisë bën të ditur se, kredia e re për blerjen e pasurive të paluajtshme nga biznesi në fund të muajit tetor të këtij viti, kishte vlerën e rreth 23.6 miliardë lekëve.

Sipas BSH-së, krahasuar me 10-mujorin e parë të vitit 2020 kredia e re për blerjen e pasurive të paluajtshme u rrit me 3 %.

Ekspertët vlerësojnë se, tendenca në rritje për të investuar në pasuri të paluajtshme, evidente tek individët, ka përfshirë vitet e fundit edhe bizneset.

Normat e ulëta të interesit të kredisë, e kanë bërë më të lirë huadhënien nga bankat dhe koston e investimit për të blerë ose ndërtuar një pasuri të paluajtshme.

Dinamika më e zhvilluar për blerjen e pasurive të paluajtshme vihet re kryesisht në zonat bregdetare dhe në kryeqytet.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLehtësohet eksporti i produkteve “Made in Albania” drejt Norvegjisë
Artikulli tjetërKursi i këmbimit, forcohet euroja dhe nënçmohet dollari amerikan