Ballina Ekonomi

AZHBR informon mbi procedurat e ankimimit për IPARD II

TIRANË, 9 dhjetor /ATSH/ Agjencia Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR) nisi këtë javë takimet informuese për procedurat e ankimimit në lidhje me programit IPARD-II.

Në një njoftim për shtyp AZHBR-ja bën të ditur se, “pjesëmarrësit në qarkun e Tiranës, Durrësit, Beratit dhe Gjirokastrës, u njohën mbi etapat që duhen ndjekur për të apeluar në AZHBR vendimet e projekteve të refuzuara”.

Drejtoresha e AZHBR, Eranda Selmanaj, tha se “rëndësia e këtyre takimeve është esenciale për të sqaruar aplikantët dhe fermerët e interesuar edhe për thirrjet e ardhshme dhe kriteret që duhen zbatuar me rigorozitet për të patur sa më pak keqkuptime në aplikime”.

Sipas saj, fondet e Bashkimit Evropian përmes programit IPARD-II, sollën në Shqipëri një interes të ri për ngritjen e nivelit të prodhimit dhe cilësisë së produkteve vendase, duke angazhuar fermerët në zgjerimin dhe diversifikimin e biznesit në zonat rurale.

Takimet do të vazhdojnë edhe në qarqet e tjera për të informuar dhe sqaruar të interesuarit për të drejtën e tyre të ankimimit, përmes një prezantimi të detajuar nga stafi i AZHBR, që përfshin të trija thirrjet dhe të gjitha masat e sektorët e investimeve.

/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRehabilitohet një tjetër rrugë në Memaliaj, përfitojnë mbi 270 familje
Artikulli tjetërBashkia e Tiranës pastron autostradën Tiranë-Durrës dhe rrugën e Rinasit