Parashikimi i motit, 8 dhjetor 2021

TIRANË, 8 dhjetor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot parashikohet një përmirësim i përkohshëm i kushteve atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare si dhe shtim të tyre përsëri gjatë mbrëmjes, shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët.

Vlen për tu theksuar se për shkak të kthjellimit parashikohet rënie e temperaturave në mëngjes duke prekur vlerat nga -4 deri në 5°C në relievet malore, 0°C deri në 13°C në ato të ulëta si dhe 2°C deri në 14°C në ato bregdetare.

Për shkak të temperaturave negative problematike do të bëhen ngricat përgjatë rrugëve kryesisht në zonat malore. Era do të fryjë me drejtim juglindje – verilindje me shpejtësi 3 deri 8 m/sek.

Në orët e vona të mbrëmjes era fiton intensitet dhe bëhet e fortë me shpejtësi 15-20 m/s kryesisht përgjatë zonave luginore dhe vijës bregdetare shoqëruar me valëzim në dete të forcës 4 dhe 6 ballë.

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 0/8 Diell re pak shi
Kukës -2/5 Diell re pak shi/borë
Lezhë 0/11 Diell re pak shi
Dibër -4/3 Diell re pak shi/borë
Durrës 2/13 Diell re pak shi
Tiranë 2/12 Diell re pak shi
Elbasan 0/12 Diell re pak shi
Berat 1/11 Diell re pak shi
Vlorë 2/14 Diell re pak shi
Korçë -3/4 Diell re pak shi/borë
Gjirokastër -1/10 Diell re pak shi
Sarandë 1/13 Diell re pak shi
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.