Ballina Ekonomi

KESH: Prodhimi i energjisë me kapacitet të plotë

TIRANË, 7 dhjetor /ATSH/ Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) informoi sot mbi  situatën hidrike dhe prurjet natyrore në kaskadën e Drinit që shënojnë sasinë e 1780 m3/s, ndërsa po prodhohet me kapacitet të plotë në HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës.

“Niveli i liqenit në HEC-in e Fierzës është 271 m, ndërsa kuota maksimale është 296 m. Niveli i liqenit të HEC-it të Komanit është  173.42 m, ndërsa kuota maksimale është 175.5 m. Niveli i liqenit në HEC-in e Vaut të Dejës është 75.36 m, ndërsa kuota maksimale është 76 m”, bën të ditur KESH.

Sipas KESH, prurjet në HEC-in e Fierzës arrijnë në 800 m3/s, në HEC-in e Komanit 350 m3/s dhe në HEC-in e Vaut të Dejës në 630 m3/s.

KESH njofton se aktualisht po prodhohet energji elektrike me kapacitet të plotë në HEC  Koman dhe HEC Vau i Dejës.

/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – Schroeder: Qeveria e re të ruajë marrëdhëniet me Kinën dhe Rusinë
Artikulli tjetërCOVID-19 – Austria njofton përfundimin e lockdown