Pista olimpike për atletët e rinj gati në fundvit

TIRANË, 5 dhjetor/ATSH/ Të rinjtë e atletikës do të kenë pistën e dedikuar olimpike në mes të Parkut të Madh të Liqenit të Tiranës këtë fundvit.

Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri Edi Rama, i cili publikoi pamje nga punimet për ndërtimin e pistës së atletikës.

“Lajm i mirë. Të rinjtë e atletikës do të kenë pistën e dedikuar olimpike në mes të Parkut të Madh të Liqenit të Tiranës këtë fundvit”, u shpreh Rama.

Pista e dedikuar olimpike po ndërtohet nga bashkia e Tiranës përmes një fondi prej 58 milionë lekësh.

“Jemi kujdesur për të ruajtur mjedisin, pemët, për t’i dhënë një oaz të bukur sportdashësve të atletikës. Jemi në fazën e ndërtimit të sistemit të tubacionit që mbledh ujin nga të dy shpatet”, shprehet përfaqësuesi i kompanisë së ndërtimit të pistës.

Pista do të jetë e gjatë 175 metër dhe e gjerë 93 metër. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.