Ballina Flash

Dita Botërore e Dheut, Balla: Të jemi mbështetës ndaj atyre që punojnë tokën

TIRANË, 5 dhjetor/ATSH/ 5 Dhjetori është Dita Botërore e Dheut.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla nga Fieri tha se kjo ditë synon të komunikojë mesazhe mbi rëndësinë e cilësisë së tokës për sigurinë e ushqimit, ekosistemet e shëndetshme dhe mirëqenien njerëzore.

“Përpos mesazheve mbi rëndësinë e cilësisë së tokës për sigurinë e ushqimit, ekosistemet e shëndetshme dhe mirëqenien njerëzore, në këtë ditë duhet të jemi mbështetës ndaj atyre që e punojnë tokën”, tha ai.

Toka është një nga pjesët më të rëndësishme të ekosistemit, duke kontribuar në ushqim, ujë, energji dhe luan një rol të rëndësishëm në reduktimin e ndikimit të ndryshimeve klimatike.

/a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakI shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet një shtetas në Morinë
Artikulli tjetërLESBOS – Papa Françesku: T’i japim fund mbytjes së civilizimit!