XHEDAH, 4 dhjetor /ATSH-AA/ – Arabia Saudite do të jetë vendi pritës i garës së 21-të të sezonit në Kampionatin Botëror të Formula 1.
Gara do të mbahet mbi 50 xhiro në pistën ”Jeddah Corniche” prej 6,1 kilometrash në qytetin e Xhedahut.
Xhirot e renditjes së Saudi Arabian Grand Prix do të zhvillohen sot pasdite, ndërsa gara do të fillojë nesër në orën 18:30.
Klasifikimi i pesë vendeve të para për pilotët dhe ekipet janë si më poshtë:
Pilotët
1. Max Verstappen (Holandë): 351,5 pikë
2. Lewis Hamilton (Britani e Madhe): 343,5
3. Valtteri Bottas (Finlandë): 203
4. Sergio Perez (Meksikë): 190
5. Lando Norris (Britani e Madhe): 153
Ekipet
1. Mercedes 546,5
2. Red Bull: 541,5
3. Ferrari: 297,5
4. McLaren: 258
5. Alpine: 137./ a.jor.





















