Basha: Shpërdorim i taksave të qytetarëve më të varfër të Europës

TIRANË, 4 dhjetor/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh sot se kryeministri Edi Rama shpërdoron taksat e qytetarëve me fluturime me avion privat.

Në një reagim, Basha theksoi se “në 52 milionë eurot që shpenzohen për luksin qeveritar, bëjnë pjesë edhe milionat që Rama shpërdoron për fluturimet e tij me avionin privat, me flatrat korruptive të një kompanie ajrore të ekspozuar edhe nga Transparency International”.

“Ky shpërdorim i taksave të qytetarëve më të varfër të Europës, tregon pse Vetingu në politikë është i domosdoshëm për të pasur politikanë që punojnë për familjet shqiptare, jo për veten, krimin e organizuar dhe oligarkët”, tha Basha.

/k.s/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.