Ballina Bota

SPANJË- Sanchez: Green Pass dhe vaksinim universal për të mos ndalur turizmin

MADRID, 2 dhjetor /ATSH-ANSA/- Lejë e gjelbër (green pass)dhe vaksinim universal kundër COVID-19 janë mjetet më të mira për të garantuar lëvizshmëri të sigurt të njerëzve, duke shmangur ndalimin e turizëmit për shkak të problemeve që lidhen me pandeminë: ky është mendimi që sipas Pedro Sánchez, kryeministrit të Spanjës mund të jetë efikas për të mbajtur në këmbë ekonominë.

Duke folur në asamblenë e përgjithshme të Organizatës Botërore të Turizmit (OMT), që po zhvillohet në Madrid, Sánchez theksoi se ‘’rimëkëmbja ekonomike pas pandemisë nuk mund të ndalet, nuk mund të ngadalësohet, veçanërisht në një sektor aq të rëndësishëm për Spanjën sa turizmi”.

Kryeministri nënvizoi gjithashtu se në tetor Spanjën e vizituan 5.1 milionë turistë ndërkombëtarë, “një rritje prej 400% krahasuar me tetorin e vitit të kaluar”.   /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak3.5 miliardë lekë në vit për bonusin e pensionistëve
Artikulli tjetërVendimi i Kushtetueses për zgjedhjet, Veliaj: Gati t’u shërbejmë shqiptarëve në çdo kohë