3.5 miliardë lekë në vit për bonusin e pensionistëve

TIRANË, 2 dhjetor/ATSH/ 3.5 miliardë lekë është bonusi i pensionistëve për çdo vit përgjatë periudhës 2022-2024.

Shifrat i publikoi sot Kryeministri Edi Rama, i cili u ndal te fondi i vendosur në buxhetin 2022 për bonusin e pensionistëve.

Sipas Kryeministrit, nga ky fond përfitojnë 683 mijë pensionistë.

Nga viti i ardhshëm, në buxhet do të ketë zë më vete për bonusin e pensionistëve.

Ndërkohë që qeveria do të vijojë me indeksimin e pensioneve, duke mbrojtur të gjithë pensionistët nga rritja e çmimeve.

/m.m/a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.