Ballina Bota

COVID-19/ Greqia raporton rastin e parë të variantit Omicron

ATHINË, 2 dhjetor /ATSH-DPA/- Zbulohet rasti i parë i prekur nga varianti i ri i koronavirusit Omicron në Greqi konfirmoi ministri i Shëndetësisë Thanos Plevris për televizionin Skai.

Personi i prekur është një grek i cili ka hyrë në vend nga Afrika e Jugut dhe tashmë ndodhet në karantinë në ishullin e Kretës.

Plevris theksoi se kishte filluar gjurmueshmëria e detajuar e kontakteve të tij’’.

I infektuari mësohet se ka mbërritur në Greqi më 26 nëntor.  /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPanairi Ndërkombëtar i Tiranës, B2B Meetings mbledh kompanitë më në zë të Ballkanit Perëndimor
Artikulli tjetërOperacioni “Milano”, sekuestrohen 2 milionë euro pasuri në Tiranë